TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shtator 2024, 07:25

Kreshnik Spahiu: Nëse Trump fiton në SHBA, Hashim Thaçi lirohet nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: Nëse Trump fiton në SHBA, Hashim Thaçi lirohet
 Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA dhe vjen në pushtet mund të ndikojë në lirimin e Hashim Thaçit dhe mund të shbërbëjë edhe Gjykatën Speciale.

“Nëse Trump do të kthehet në pushtet prokurori që u rrëzua ose hoqi dorë nga çështja është edhe ai që ka ngritur akuzën edhe ndaj Thaçit dhe Trump mund të ndikojë edhe në shpërbërjen e gjykatës speciale. Aleatët që mbështesin më shumë se SHBA ishin Berlini dhe Parisi dhe ka një ndryshim 360 gradë të Parisit dhe kemi një Berlin që kërcënon Kurtin me përjashtim nga samiti i Berlinit. Edhe Shqipërinë e ka humbur si aleat, ai është kundër armiqve dhe kundër miqve’, tha ai në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Po në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të.

Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

 kreshnik spahiu trump hashim thaçi

Lini një Përgjigje