
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i konsideron kërcënimet e fundit të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, si sjelljen e një autokrati, fuqia e të cilit po perëndon.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi thekson se Vuçiç dhe pushteti i tij, po përballen me krizën më serioze.
Kamberi thekson se Vuçiçi, për të larguar vëmendjen, ka lancuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.
“Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri.
I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.
Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’, se ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.
Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.
Lini një Përgjigje