Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi një nga kandidatet për deputete të kësaj force politike e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me liderin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.
“PZAP ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka 15 ditë afat që ta paguaj gjobën.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se është bërë gabim që kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është neglizhuar në fillimet e tij.
Sipas saj, njësoj ishte neglizhuar edhe diktatori gjerman Adolf Hitler, të cilit ia pa sherrin e gjithë bota.
“Fatkeqësia më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje është që është udhëhequr nga Albin Kurti, Albin Kurtin të cilin e kemi neglizhuar të gjithë. E kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizhuar edhe ju analistët edhe mediat edhe qytetarët. Njerëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen, njëjtë është neglizhuar në atë kohë edhe Hitleri e ja ka pa sherrin krejt bota. Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë dhe po ia sheh sot sherrin Kosova. Albin Kurti edhe në kohën e Rambujesë u kanë kundër. Edhe në bisedimet e Vjenës u kanë kundër”, u shpreh ajo në Tëvë 1.
Sipas Musliut, po t’i ndalet Kurtit paga e beneficionet, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Lini një Përgjigje