TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Tetor 2023, 12:00

Sulmi në veri, Komandanti i KFOR: Në Kosovë do të vijnë trupa shtesë nga vendet aleate

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në veri, Komandanti i KFOR: Në Kosovë do të vijnë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, tha se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

Ai ka paralajmëruar përforcime edhe nga “vendet tjera aleate”.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, Ristuccia u shpreh se rritja e numrit të trupave në Kosovë është e domosdoshme, në mënyrë që KFOR-i të mund ta përmbushë mandatin që ka.

Ai përmendi incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës dhe deklaron se të gjitha tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

Komandanti ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike do të mund të garantojë paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit dhe e ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve u vra polici Afrim Bunjaku. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

komandanti kfor kosove

Lini një Përgjigje