TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 14:23

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicë nga grupet kriminale serbe, publikohen pamjet 

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicë nga grupet kriminale

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin e shqiptarëve në Mitrovicë. Mediat më Kosovë shkruajnë se sipas autoriteteve dy shqiptarët që u sulmuan në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva.

Gjithashtu theksohet se kanë qenë një grup kriminelesh të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Siç duket nga pamjet, shihet edhe momenti kur njëri prej autori iu është afruar shqiptarëve dhe i ka goditur, më pas janë afruar me shpejtësi persona të tjerë duke i dhunuar fizikisht.

Lidhur me këtë ngjarje pati edhe një reagim edhe nga Ministri i Brendshëm dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, të cilët dënuan sulmin.

Lini një Përgjigje