TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2023, 08:51

Gjyqi në Hagë/ Përforcohet mbrojtja e Hashim Thaçit, ekipit të avokatëve të tij i shtohet ish-zyrtari amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë/ Përforcohet mbrojtja e Hashim Thaçit,

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës pas akuzave për krime lufte është përforcuar së fundmi me një figurë të fuqishme në përbërjen e saj.

Bëhet fjalë për, Joe Reeder, i cili nga tani do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëhequr nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiç.

“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores, Sekretari njofton Trupin Gjykues II për miratimin e z. Joe Reeder si bashkë-avokat i z. Hashim Thaçi. Më 6 prill 2023, avokati i z. Thaçi, z. Gregory Kehoe, e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se do të dëshironte të ndihmohej nga z. Reeder si Bashkë-Avokat. Avokati ofroi të gjithë dokumentacionin përkatës në përputhje me seksionin 18 të Direktivës për avokatin. Z. Reeder pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin. Më 12 Prill 2023, Sekretari aprovoi z. Reeder si Bashkë-Avokat të z. Thaçi në përputhje me nenin 18 të Direktivës për avokatin.5. Në bazë të rregullit 82(3) të Rregullores, Aneksi 1 është paraqitur në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me avokatin dhe bashkë-avokatin”, bëhet me dije në një vendim të Gjykatës Speciale.

Joe Robert Reeder (lindur më 28 nëntor 1947) është një avokat amerikan i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.

Ndërkohë ditën e sotme vazhdojnë dëshmitë kundër Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Gjatë seancës së kaluar e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u mor në pyetje dëshmitarja grua e cila u përgjigj pyetjeve të bëra nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

gjyq hage hashim thaci avokat ish zyrtari amerikan

Lini një Përgjigje