TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Maj 2026, 15:22

Fushata në Kosovë nis nga 28 maji, KQZ-ja kërkon 10.8 mln euro për organizimin e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Fushata në Kosovë nis nga 28 maji, KQZ-ja kërkon 10.8 mln euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar planin e aktiviteteve dhe të buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor. Sipas Komisionit, fushata zgjedhore do të nisë nga 28 maji ndërkohë që organizimi i zgjedhjeve do të kushtojë mbi 10 milionë e 800 mijë euro. 

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është saktësisht 10,887,186.445 euro.

Në mbledhjen e të premtes, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

kqz zgjedhjet kosovË

Lini një Përgjigje