Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Romë.
Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e Presidencës, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriun.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Vatikan është takuar sot edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në Bazilikën “Shën Pjetri”, pak para fillimit të ceremonisë mortore të Papa Françeskut.
Papa Françesku vdiq të hënën e 21 prillit pas një sëmundjeje, ndërsa në varrimin e tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz.
Lini një Përgjigje