TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2025, 12:34

Funerali i Papës bëhet 'urë lidhëse', Trump dhe Zelensky takim ‘kokë më kokë’ pas përplasjes në Zyrën Ovale

Shkruar nga Pamfleti

Ky është takimi i parë kokë më kokë midis dy liderëve që nga përplasja e tyre e ashpër në Zyrën Ovale shkurtin e kaluar dhe vjen në një moment kritik në përpjekjet negociuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Funerali i Papës bëhet 'urë lidhëse', Trump dhe
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Funerali i Papa Françeskut në Vatikan, ka ndërtuar ura komunikimi dhe ka bërë paqe mes dy presidentëve, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Imazhet historike të takimit, të cilësuara si “shumë produktive” nga burimet amerikane, u publikuan nga zëdhënësi i liderit ukrainas në rrjetet sociale para përfundimit të funeralit të Papa Françeskut. 

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës patën një "diskutim shumë produktiv".

Funerali i Papës bëhet 'urë lidhëse', Trump dhe

Fotot tregojnë se ata u takuan brenda bazilikës së Shën Pjetrit me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Zelenskyy tha se takimi zgjati rreth 15 minuta dhe ra dakord të zhvillonte diskutime të mëtejshme pas shërbimit.

Funerali i Papës bëhet 'urë lidhëse', Trump dhe

Pati duartrokitje nga disa liderë të tjerë botërorë që po marrin pjesë në funeralin e Papës Françesku në Vatikan, kur Zelensky doli nga Bazilika e Shën Pjetrit pasi u ndal para arkivolit të Papës për t'i bërë nderimet e tij.

Sir Tony Brenton, ish-ambasadori britanik në Rusi, tha se ngjarja paraqet mundësi diplomatike, duke përfshirë "takimin më të madh të mundshëm" midis zotit Trump dhe udhëheqësit ukrainas. 

Të premten, para se të nisej për në Vatikan, Trump, tha se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë ishte shumë pranë.

“Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë”, tha Trump.

“Do ta pasurojmë vendin tonë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim nga lufta dhe të mund të shpëtojmë 5000 njerëz në javë, ky është synimi im. Dua të them, 5000 djem të rinj. Shumica e tyre janë ukrainas, rusë. Janë 5000 djem të rinj ukrainas dhe rusë dhe ky do të ishte një nder i madh nëse ia dal. Mendoj se jemi shumë pranë”, shtoi ai. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

/ Pamfleti

trump dhe zelensky vatikan donald trump dhe volodymyr zelensky

Lini një Përgjigje