TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2025, 10:49

Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut bën bashkë liderët botërorë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota janë sot të pranishëm në ceremoni.

Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Udhëheqësit botërorë në Vatikan

Udhëheqësit botërorë janë bërë bashkë sot për funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania janë vendosur në radhën e parë të sheshin e Shën Pjetrit në funeralin e Papa Françeskut.Ata mbërritën një natë më parë në aeroportin Fiumicino në Romë.

Shumë krerë shtetesh dhe mbretërorë gjithashtu ndodhen në funeralin e sotëm, duke përfshirë Princin William , Presidentin Francez Emmanuel Macron , Mbretin e Spanjës Felipe VI dhe
Mbretëreshën Letizia dhe Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva .

Kush po merr pjesë në funeralin e Papa Françeskut?

Shtetet e Bashkuara: Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump
Mbretëria e Bashkuar: Kryeministri Keir Starmer dhe Princi William, përfaqësues i Mbretit Charles III
Franca: Presidenti Emmanuel Macron
Gjermania: Kancelari Olaf Scholz dhe Presidenti Frank-Walter Steinmeier
Italia: Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Presidenti Sergio Mattarella

Shqipëria: Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj

Spanja: Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia
Belgjika: Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde
Suedia: Mbreti Carl XVI Gustaf dhe Mbretëresha Silvia
Norvegjia: Princi i Kurorës Haakon dhe Princesha e Kurorës Mette-Marit të shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide
Danimarka: Mbretëresha Mary
Austria: Kancelari Christian Stocker
Luksemburgu: Madhëria e Tij Duka i Madh Henri dhe Dukesha Maria Teresa
Monako: Princi Albert II dhe Princesha Charlene
Jordania: Mbreti Abdullah II dhe Mbretëresha Rania
Argjentina: Presidenti Javier Milei
Brazili: Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva
Meksika: Claudia Sheinbaum nuk do të marrë pjesë, por vendi do të përfaqësohet nga ministrja e brendshme Rosa Icela Rodríguez
Ukraina: Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Zonja e Parë Olena Zelenska
Polonia: Presidenti Andrzej Duda
Irlanda: Kryeministri Micheál Martin dhe zëvendëskryeministri Simon Harris, së bashku me ambasadoren në Vatikan Frances Collins; gjithashtu Presidenti Michael D. Higgins me bashkëshorten e tij Sabina Higgins
Filipinet: Presidenti Ferdinand Marcos Jr. dhe Zonja e Parë Lisa Marcos
Ekuadori: Presidenti Daniel Noboa
Moldavia: Presidentja Maia Sandu
Turqia: Kryetari i Parlamentit, Numan Kurtulmus
Bashkimi Evropian: Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Organizata e Kombeve të Bashkuara: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres

Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Shpërthyen duartrokitjet teksa Zelenksy mbërriti në shesh
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Presidenti argjentinas Javier Milei në Sheshin e Shën Pjetrit
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Presidenti i SHBA, Trump i shoqëruar nga gruaja e tij Melanie
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Presidenti ukrainas ishte me gruan e tij. Foto: Reuters
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Presdienti i Francës, Macron me gruan e tij
Nga Trump, Joe Biden, te monarkët, funerali i Papa Françeskut
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në funeralin e Papa Françeskut me gruan e tij Jill.

varrimi i papa françeskut bën bashkë liderat botërorë

Lini një Përgjigje