
I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Prishtinën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se mospranimi i tij do të thotë t'i kthesh shpinën Evropës.
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot në Beograd se sfida më e madhe për Serbinë është të bindë serbët e Kosovës që të kthehen në institucione dhe se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës pa parakushte.
I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Prishtinën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se mospranimi i tij do të thotë t'i kthesh shpinën Evropës.
“Nëse nuk pranojnë, do të thotë se largohen nga partneriteti euroatlantik”, tha ai.
Escobar tha se formimi i Unionit të Komunave Serbe është ligjërisht i detyrueshëm për Qeverinë e Kosovës dhe se ai duhet të formohet – me këtë apo me ndonjë qeveri të ardhshme.
Ju rikujtojmë se pas vizizës së dy emisarëve të SHBA dhe BE në Prishtinë, Kurtit i janë lënë 3 kërkesa në tavolinë për të qetësuar situatën mes dy vendeve.
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog. Ishin këto tri kërkesat që të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobarit, i paraqitën kryeministrit Albin Kurti, gjatë takimit prej dy orësh që zhvilluan me të në Prishtinë, mbrëmjen e së hënës.
Dy zyrtarët e lartë vizituan Kosovën, në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për tensionet që kanë përfshirë 3 komunat veriore të Zvecanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut, ku serbët po protestojnë rregullisht kundër kryetarëve shqiptarë.
Sipas Escobar nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlantik, sa i përket çështjes së Kosovës.
Ai shtoi se kryetarët dhe policia e Kosvës duhet të tërhiqen, dhe që serbët të marrin pjesë në zgjedhje pa parakushte.
Lini një Përgjigje