TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Qershor 2023, 14:26

Erdogan betohet sot si president, pjesëmarrëse në ceremoni edhe Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan betohet sot si president, pjesëmarrëse në ceremoni edhe
Vjosa Osmani dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan, Presidentja Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

"Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Kujtojmë se Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet me balotazh, të cilat u zhvilluan më 28 maj. Erdogan rrëmbeu fitoren me gati 52% të votave përballë rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, që mori gati 48% të votave.

 

vjosa osmani turqi erdogan

Lini një Përgjigje