TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Prill 2023, 17:40

Eksperti: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK përfundon në 2025, ish-komandantët do dalin të pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK përfundon në

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në gjykatën Speciale në Hagë pritet të mbyllet në vitin 2025.

Sipas tij, ish-komandantët do të dalin të pafajshëm nga ky proces së synon të njollosë figurën e tyre.

“Ky proces duhet të mbyllet për të mbyllur të gjitha pretendimet që janë ngritur gjatë dhe pas luftës, për vrasje për rrëmbim dhe krime të tjera.

Qëllimi është që të njolloset subjektivisht UÇK”, tha eksperti.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që ngarkohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se është plotësisht i pafajshëm.


“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar, jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm për akuzat që ngarkohet nga ZPS-ja, ndonëse shprehu edhe pakënaqësinë e tij për vonesën e këtij procesi gjyqësor.

“E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë. Megjithatë, iu falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

I pafajshëm për të gjitha akuzat u deklarua edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh ai.

Ndërsa, derisa deklaroi pafajësinë e tij, Jakup Krasniqi tha se e kupton aktakuzën me ndryshime që rëndon ndaj tij, por që nuk pajtohet me të. Krasniqi deklaroi para trupit gjykues se nuk mban përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

“Unë e kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga pikat që i lexoj prokurorja para pak kohe… Aktakuzën e kuptoj, kështu siç është nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza… Jam tërësisht i pafajshëm”, u shpreh ai.

Zyra e Prokurorit pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, nuk morën masat e nevojshme për parandalimin e veprave penale.

gjyqi ndaj ish-krerëve të uÇk hagë

Lini një Përgjigje