TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Maj 2025, 17:29

E rëndë në Kosovë, 34-vjeçari plagos me thikë të dashurën dhe më pas vret veten

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë, 34-vjeçari plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar është gjetur i pajetë, ndërsa një grua 30-vjeçare u gjet e plagosur.

Sipas mediave, raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në një ndërtesë në Rrugën B të Prishtinës. 

Sipas policisë, dyshohet se i riu ka plagosur partneren e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëplagosur me thikë, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Ende nuk janë bërë të ditur identiteti i viktimës dhe i të plagosurës, ndërsa nuk është konfirmuar nëse ka të dyshuar apo persona të ndaluar në lidhje me këtë ngjarje. 

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara, femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Lini një Përgjigje