TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Maj 2024, 17:39

“Do të minonte dialogun me Serbinë”, Franca, Gjermania dhe Italia refuzojnë kërkesën e Kurtit: Pa Asociacion s’ka KiE!

Shkruar nga Pamfleti

“Do të minonte dialogun me Serbinë”, Franca, Gjermania dhe

Franca, Gjermania dhe Italia i janë drejtuar përmes një letre të përbashkët kryeministrit Albin Kurti, ku theksojnë se pa asociacion, nuk do t’i hapet rruga Prishtinës për në Këshillin e Europës.

Në përgjigje të letrës së dërguar një ditë më parë nga kryeministri Kurti, drejtuar këtyre tre shteteve, thuhet se hapat e propozuara nga qeveria e Kosovës lidhur me Asociacionin rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE.

Në letër thuhet se projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak është i mirë përgatitur dhe përfshinë të gjitha viat e kuqe të Kosovës. Më tej thuhet se qeveria e Kurtit duhet ta dërgojë për kontroll propozimin për asociacionin, Gjykatës Kushtetuese. Në fund thuhet se topi është në anën e Kosovës.

Letra e plotë:

Berlin, Paris dhe Romë, 15 maj 2024

Shkëlqesia e tij  Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës    Prishtinë

I nderuar kryeministër,

Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM).

Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një "propozim xhentëlmeni".  Është një model…

Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.

 Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare.  Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.  Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.

Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj.

Lini një Përgjigje