TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Mars 2023, 17:11

Dialogu Prishtinë-Beograd, ambasadori i SHBA në Serbi: Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në të gjithë Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Prishtinë-Beograd, ambasadori i SHBA në Serbi:

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi gjatë vizitës së tij në Vranjë se beson se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në të gjithë Ballkanin. Ai tha gjithashtu se kjo marrëveshje do të jetë një pikë kthese për Ballkanin.

Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë, gjithashtu, do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merreshim me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Hill.

Hill shtoi se kjo marrëveshje ka si qëllim të ndihmojë rajonin e Ballkanit perëndimor përmes zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të tij në BE.

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe kjo nuk është detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”, theksoi ai.

dialogu kosovë-serbi ambasadori hill ballkani

Lini një Përgjigje