TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Mars 2023, 22:47

“Çështjen e Preshevës duhet ta zgjidhë Serbia”, Christopher Hill: Pakti i Ohrit nuk parashikon njohje reciproke

Shkruar nga Pamfleti

“Çështjen e Preshevës duhet ta zgjidhë

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, e ka cilësuar paktin e Ohrit me rëndëis humë të madhe.

Ai tha se SHBA-të kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në marrëveshjen e Ohrit, ku shtoi se palët duhet të pranojnë edhe gjëra të vështira. Hill foli edhe për reciprocitetin, ku tha se dialogu i Brukselit nuk parasheh një gjë të tillë.

E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet  të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë. Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet”, është shprehur Hill në RTV Aldi.

Më tej ai tha se Kushtetuta e Serbisë shprehet se komuniteti shqiptar duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të gjitha komunitetet tjera.

Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”, tha Hill.

hill kosove ohri serbia

Lini një Përgjigje