
Serbët kanë kërcënuar sërish me trazira në veri të Kosovës. Ndonëse palët janë duke dialoguar për gjetjen e paqes, duket se grupet serbe nuk duan qetësi.
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç, është shprehur se nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, atëherë me shumë gjasë do të ketë një rikthim të barrikadave.
“Duhet të dalin para kësaj date me një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dhe asaj institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të nisë çarmatosja dhe rikthimi nëpër institucione, çka nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri. Parashikoj me përgjegjësi të plotë se nëse nuk respektohen këto elemente, mund të priten barrikada në veri. Ndoshta ata duan që zgjedhjet të mos mbahen dhe për këtë e akuzojnë Serbinë, por kjo nuk ka të bëjë fare me Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Janjiç.
I pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje janë të vlefshme, ai i cilësoi këto qëndrime të njëjta me ato të kryeministrit Albin Kurtin.
“Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh. Marrëveshja hyn në fuqi vetëm kur të verifikohet ajo që është bërë me vendim politik, por jo me lëvizje administrative, që Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e Kapitullit 35. Ne nuk po i numërojmë ato 30 ditë për nisjen e draftimit të Statutit”, u shpreh ai për “Danas”.
Kujtojmë se Lista serbe nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje në katër komunat në veri, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan. Raportuesja për Kosovën Viola von Kramon dhe eurodeputeti holandez Tejs Rojten, e kanë konsideruar këtë veprim shkelje të marrëveshjes së arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër.
Por për Janjiç mos futja në zgjedhje vjen për shkak se Listës Serbe dhe e Beogradit nuk i janë plotësuar kushtet për t'u kthyer në institucione.
Lini një Përgjigje