TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Nëntor 2024, 07:43

Detaje nga krimi në Klinë/ Dy viktimat kushërinj, autori është djali i politikanit të njohur; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga krimi në Klinë/ Dy viktimat kushërinj, autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Klinës në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ku dy persona u vranë me armë në një lokal.

Sipas mediave në Kosovë viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

19-vjeçari Hoti është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është duke u marrë në pyetje për ngjarjen.

Mediat raportuan fillimisht për një të vdekur dhe një të plagosur, por më pas u raportua se personi i dytë kishte ndërruar jetë në spital.

Lini një Përgjigje