TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Nëntor 2024, 19:32

Rëndohet bilanci i të shtënave në Kosovë, shkon në dy numri i të vrarëve; autori dorëzohet në polici!

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i të shtënave në Kosovë, shkon në

Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar.

Rëndohet bilanci i të shtënave në Kosovë, shkon në

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës. Pas aktit, autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen, raporton Telegrafi. 

Gashi theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

Lini një Përgjigje