TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Nëntor 2024, 18:53

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, një i vrarë dhe një i plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku dy persona janë qëlluar për me armë në një lokal në Pejë.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat e Kosovës, raportohet se një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Pejës.

Ndërkohë që zëdhënësi i policisë rajonale Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Gjithashtu mësohet se një person ka rënë në prangat e policisë , i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

Mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje