TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Shtator 2025, 12:13

Dëshmia në Hagë, Rubin: Hashim Thaçi kishte frikë të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmia në Hagë, Rubin: Hashim Thaçi kishte frikë

Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritet dhe as mundësi që të diktonte asgjë, ka deklaruar në dëshminë e tij James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit.

Rubin tha se nuk e shihte Hashim Thaçin si faktor kryesor në Rambuje, por si i pasqyrues i qëndrimeve të delegacionit shqiptar.

Sipas tij, Thaçi nuk ishte në gjendje të marrë vendime pa u konsultuar me të tjerët.

“Ai ishte një person që i ishte caktuar detyra të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare siç ishte asokohe.

Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë se ai nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë, por thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra diku e fshehur, ajo zyra e udhëheqjes shqiptare që merrte vendime në grup dhe që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, kështu që ai duhet ta merrte lejen prej tyre.

Ai nuk kishte vetë mundësi. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte. Kështu që kur ne dëshironim të bënim diçka shumë të rëndësishme, atij i duhet të komunikonte me persona të tjerë për t’i dhënë miratim”, tha Rubin.

Ish-diplomati amerikan deklaroi para Gjykatës Speciale se për arritjen e një marrëveshjeje paqeje duhet të arrihej pajtimi i faktorit ushtarak, andaj Thaçi e kryesonte delegacionin në Rambuje.

Rubin tha se e ka parë vetë në takime me komandantët e UÇK-së, se nuk ishte Thaçi ai që urdhëronte të tjerët, por komandantët i tregonin Thaçit se çfarë duhej të bënte.

James Rubin ka zbuluar detaje nga bisedat me Hashim Thaçin në Rambuje.

Ai ka treguar se si Thaçi frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen, sepse do të etiketohej si tradhtar.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë, dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha, po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të puonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë.

Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë.

Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne sepse kishte rol politik në UÇK por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, tha Rubin.

 

Lini një Përgjigje