TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Shtator 2025, 10:40

Nis mbrojtja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë! Amerikani Rubin flet si u njoh me Thaçin: Ne donim një marrëveshje paqeje

Shkruar nga Pamfleti
Nis mbrojtja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë!
James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dëshmon në Hagë

Ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku palët mbrojtëse do të paraqesin dëshmitarët e tyre. 

Dëshmitari i parë është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe një njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të kohës, dhe të mbështesë argumentet e mbrojtjes.

Rubin ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe i konsideruar si krahu i djathtë i saj. Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e UÇK-së. Aktualisht, Rubin shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. 

James Rubin u pyet nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, në lidhje me Konferencën e Rambujesë.

Ai foli për takimin e parë me të dhe se si ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright e kishte vërejtur se si Thaçi e kishte njohur Rubin.

Për këtë arsye, Rubin tha se ajo i kërkoi që ta njihte më mirë Thaçin dhe se amerikanët kishin për qëllim një marrëveshjeje paqe.

“Më kujtohet takimi i parë që është ai që sapo përmendët që është regjistruar në kabllogram. Më kujtohet se më njohu menjëherë pasi isha zëdhënës i DASH dhe isha shpesh në televizion. Më njohu. Në ato ditë, kush të njihte, jepnin shenja fizike. Albright e vërejti që më njohu. Ajo ishte shumë e zonja për marrëdhënie njerëzore dhe më tha njihu me të sepse nuk e njihja, askush nuk e njihte. Donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqësi i delegacionit, që ne donim të ishim në favor të marrëveshjes së paqes. Më tha dil me të, ndihmojë që të arrijë në vendimin e duhur. Kështu bëra gjatë atyre dy javëve. U përpoqa të rri me të, kaloja kohë me të. U takova në vende ku hanim, pija ndonjë cigare. Dilnim jashtë, ecnim bashkë dhe unë përpiqesha të njihja. Albright mendoi se ishte dobishme dhe unë i njihja pikëpamjet e saj më mirë se kushdo tjetër. Ajo donte që unë ta njihja, që të bëhesha, koleg, mik, shok diplomatik”, tha Rubin.

nis mbrojtja për ish-krerët e uÇk-së në hagë! james rubin

Lini një Përgjigje