TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2024, 21:21

Deputeti shqiptar në Serbi: RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB, Vuçiçit i dhanë hapësirë!

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti shqiptar në Serbi: RTS dhe 3 kanale të tjera
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre kanale te tjera serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, shkruan Kamberi.

Nga zyra e zëvendës kryeministrit të Kosovës, e quajtën këtë një censurë, dhe e vunë theksin tek fakti se Aleksandër Vuçiç është i përfshirë nga paniku dhe frika.

shaip kamberi albin kurti serbia

Lini një Përgjigje