TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Prill 2024, 19:12

Debatet në OKB, SHBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

Debatet në OKB, SHBA: Serbia nuk ka bërë asnjë

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u diskutua ndër të tjera edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.

Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood ka deklaruar se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.  Wood theksoi pasivitetin e autoriteteve serbe në këtë çështje, veçanërisht në lidhje me figura kyçe si Milan Radoiçiç, i cili është etiketuar si lider i proklamuar i serbëve.

“Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023,” pohoi ai, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete dhe bashkëpunim.

Gjithashtu, Wood ngjalli një çështje tjetër të ndjeshme që lidhet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e lëvizjes. Ai shprehu shqetësimin e tij për ngjarjet e javës së kaluar, ku qytetarët e Kosovës, përfshirë serbët që janë pjesë e Policisë së Kosovës, u ndaluan nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë.

Këto veprime u cilësuan nga përfaqësuesi i SHBA-së si kërcënim i lirisë së lëvizjes dhe si një shkelje e qartë e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi,” theksoi Wood, duke bërë thirrje për respektim të plotë të këtyre të drejtave dhe për një përmirësim të menjëhershëm të situates.

Ambasadori i Sllovenisë në OKB Samuel Zhbogar ka thënë se mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zhbogar në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës theksoi se pa dialog nuk asnjë alternativë tjetër për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të implementojnë me prioritete të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shkon me ofrimin e një mjedisi të sigurt e përparimtar për serbët në Kosovë”, tha Zhbogar.

okb kosova serbia

Lini një Përgjigje