TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Prill 2024, 16:39

Nis seanca e Këshillit të Sigurisë në OKB, Osmani përballet me Vuçiç në Nju Jork

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca e Këshillit të Sigurisë në OKB, Osmani

Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka nisur seanca për Kosovën. Në këtë seancë në Nju Jork, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu i pranishëm në këtë takim është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Dy krerët e shteteve do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”.

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

vuçiç

Lini një Përgjigje