TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2024, 16:22

“Boll më, të dy familjet po gënjejnë”, ish-agjenti i SHIK: Kjo është rivrasje për Liridonën, ja e vërteta!

Shkruar nga Pamfleti
“Boll më, të dy familjet po gënjejnë”,

Për vrasjen e Liridona Ademajt analistë, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm kanë publikuar shumë pista.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari shprehet se vrasja e Liridonës ka ndodhur për arsye të tradhtisë, xhelozisë dhe intereset familjare.

Tutje Miftari shprehet se të dya familjet po gënjejnë.

Të dyja familjet po gënjejnë, janë të implikuar deri në fyt me mëkate dhe interesa të tyre...”, shprehet ai.

Tutje Miftari thotë se deklaratat në media të ndryshme, emisione televizive dhe ato online po bëhen për klikime.

Kjo është rivrasje...”, shton ai.

“Përveç planifikuesit dhe vrasësve me pagesë, Liridonën e ndjerë e kanë vra dhe po e vrasin edhe sot. Këtë po e bën edhe familja e burrit dhe vet familja e saj. Mirëpo, vrasjen më të rëndë po a bëjnë pseudo gazetarët, bandat e organizuara kriminale të klikimeve, analistët e kasapët e së vërtetës, të cilët po paraqitën si super ekspert që i dinë të gjitha sekretet edhe botërore dhe jo vetëm të kësaj vrasje mizore”, thotë ai.

Më tej, Miftari potencon se këta analistë e ekspertë po paraqiten se i dinë edhe skenat më të errëta që as CIA dhe FBI nuk i dinë.

Boll më! Mos tentoni të përftoni me jetën dhe vrasjen e fatkeqësisë të Liridonës me manipulime dhe gënjeshtra, me llafe të kafeve vetëm për disa klikime më shumë”, përfundon Naim Miftari.

Lini një Përgjigje