TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2024, 14:39

Heqja e dinarit serb, BE kundër Kurtit: Keqardhje, vendimi u miratua pa konsultim

Shkruar nga Pamfleti

Heqja e dinarit serb, BE kundër Kurtit: Keqardhje, vendimi u miratua pa

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, ai shkruan se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shkroi ai në X (ish-Twitter).

Lini një Përgjigje