TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Maj 2024, 18:01

Asociacioni si kusht për anëtarësim në KiE, ambasadori i BE në Prishtinë: Të punojmë për raporte më të mira mes nesh!

Shkruar nga Pamfleti

Asociacioni si kusht për anëtarësim në KiE, ambasadori i BE

Pas përplasjeve mes të dërguarve të BE-së dhe qeverisë së Kurtit për vendosjen e Asociacionit si kusht për pranimin e Kosovës në KiE, duket se faktori ndërkombëtarë ka zbutur tonet.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar më shumë punë e angazhim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.

“Pas kësaj dite relaksuese, mund të vazhdojmë të punojmë për t’i bërë marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së më të mira... Është mirë që qytetarët e Kosovës kanë të drejtë tani të udhëtojnë pa viza, por nëse nuk mund të udhëtoni mund të vini dhe të shihni diversitetin e BE-së këtu në Prishtinë”, ka thënë ai nga sheshi i Prishtinës në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës.

Kujtojmë se pas refuzimit të Kosvës për të pranuar Asociacionin si kusht për anëtarësimin në KiE, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk e futi në agjendë çështjen e Kosovës.

Lini një Përgjigje