
Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton të jetë i rremë. Pas kontrolleve të kryera nga Policia e Kosovës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në ambientet e aeroportit.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se Aeroporti i është kthyer normalitetit, teksa shtoi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Informatë shtesë Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha ajo.
Kujtojmë se rreth orës 21:00 u raportuan disa informacione për një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe i gjithë stafi dhe pasagjerët u evakuuan.
Lini një Përgjigje