TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Prill 2023, 13:16

15 vjet nga miratimi i Kushtetutës, SHBA: Krenarë që mbështesim Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

15 vjet nga miratimi i Kushtetutës, SHBA: Krenarë që

Ambasada e SHBA-së ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Në një postim në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, Ambasada e SHBA-së ka thënë se është krenare t’i përkrahë popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Urime Dita e Kushtetutës, Kosovë! Krenarë që përkrahim popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Facebook.

Sot janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 Prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 Qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e përcakton Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë, neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë.

ambasada e shba-së 15 vjet nga miratimi i kushtetutës së kosovës

Lini një Përgjigje