TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Nëntor 2023, 12:35

111- vjetori i Pavarësisë, Prishtina shpalos flamurin gjigand

Shkruar nga Pamfleti

111- vjetori i Pavarësisë, Prishtina shpalos flamurin gjigand

Festa e Pavarësisë po festohet edhe në Prishtinë.

Një flamur gjigand me shqiponjën dykrenare është shpalosur në sheshin e Prishtinës duke mbuluar thuajse gjysmën e hotelit të vjetër.

Moti i ftohtë e me shi e ka bërë shumë të vështirë që qytetarët të mbushin sheshet e megjithatë në Prishtinë i gjithë sheshi është i mbuluar me flamujt e me ngjyrat kuq e zi.

Gjithashtu në shesh nuk mungojnë as flamujt për Çamërinë e as ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurin në Vlorë.

Krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama, dhe zyrtarëve të tjerë të Shqipërisë, Kurti ka qëndruar në qytetin historik për ceremoninë e ngritjes së flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kësaj ceremonie, Kurti ka thënë se shkurtimisht “flamuri, pavarësia, bashkimi, liria”.

prishtina 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë

Lini një Përgjigje