TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Nëntor 2023, 11:48

Frika për përplasje në veri të Kosovës, NATO: Aleanca po merr masa që KFOR të ketë forcat që i nevojiten

Shkruar nga Pamfleti

Frika për përplasje në veri të Kosovës, NATO: Aleanca

Misioni i SHBA-së në NATO në një reagim në profilin e tyre zyrtar në platformën “X” kanë thënë se NATO është duke ndërmarrë hapa kujdesshëm për t’u siguruar se KFOR-I ka forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mandat KFOR-it më 1999 të ketë një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në reagim, shkruan Express.


Më tej misioni i SHBA-së deklaron se KFOR-i vazhdon të mbështes zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multi-etnike.

 

Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n, ka paralajmëruar dje ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Komentet e zyrtarit amerikan sipas Radio Evropa e Lirë vijnë përpara pjesëmarrjes së sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s.

Më herët gjatë ditë sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se do diskutohet edhe shtimi i përhershëm i numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë.

nato kosova

Lini një Përgjigje