
Kosova feston 28 Nëntorin që shënon jo vetëm ditën e Pavarësisë por edhe ditën e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit.
Gjatë homazheve në Prekaz të Skenderajt, Osmani uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë dhe theksoi se kjo datë lidhet edhe me ngjarje të tjera të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.
Ajo u shpreh se është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor, që na kujton çmimin e lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë nëpër shekuj që ne sot të jetojmë të lirë.
“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletinin e deri tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Lavdi atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërinë”, tha presidentja Osmani.
Lini një Përgjigje