Rama tha se çdo pronar ka të drejtë të kërkojë leje për një gardh në pronën e vet, ndërsa nënvizoi se procedurat për projekte të tilla zhvillohen sipas rregullave dhe standardeve ligjore.
Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve të huaj lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, duke theksuar se bëhet fjalë për dy iniciativa të ndryshme dhe se nuk ekziston asnjë leje ndërtimi për ishullin.
Rama tha se ka pasur dezinformim dhe publikime të pasakta që, sipas tij, kanë krijuar një perceptim të gabuar për atë që po ndodh në këtë zonë.
Kryeministri theksoi se Zvërneci dhe ishulli nuk janë pjesë e të njëjtit projekt, duke kundërshtuar pretendimet që, sipas tij, synojnë të krijojnë idenë se ishujt e Shqipërisë po u shiten oligarkëve.
Ai shtoi se marrëveshjet mes palëve private janë të ligjshme dhe se shprehja e interesit është një praktikë normale në një vend demokratik. Sipas tij, qeveria nuk mund t’u ndalojë subjekteve private të lidhin marrëveshje mes tyre.
Duke iu referuar debatit për vendosjen e gardheve në pronat private, Rama tha se çdo pronar ka të drejtë të kërkojë leje për një gardh në pronën e vet, ndërsa nënvizoi se procedurat për projekte të tilla zhvillohen sipas rregullave dhe standardeve ligjore.
Sipas kryeministrit, investitorëve u janë bërë të qarta kushtet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, parametrat e zhvillimit dhe densitetin e ndërtimit. Ai ftoi të gjithë të interesuarit për çështjen që të konsultohen me dokumentacionin dhe procedurat zyrtare.
“Jam këtu për të treguar faktet, dokumentet, rrugën e ndjekur dhe gjithçka që lidhet me ligjin për mjedisin. Shumë nga informacionet që po qarkullojnë janë krejtësisht të pavërteta”, përfundoi Rama.
"Nuk ka të bëjë me kush thotë cfarë po kush prodhon cfarë, nuk jam këtu për të thënë apo dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka leje ndërtimi ta tregojë. Ka një kompani? Po sigurisht që ka, por nëse ka një kompani nuk do të thotë se ka projekt. Ka një shprehje interesi, është një pronë private, për ta bërë shumë të qartë. Është kaq shqetësuese kur kalon nëpër zinxhir pastime pas postimesh dhe sheh gjëra që janë kaq të pasakta, neveritëse dhe nëse nuk do isha i vetëdijshëm për faktin do më neveritej të shihja që qeveria ime po sheshin një ishull pa më treguar fare cfarë po ndodh.
Kjo është e para, e dyta, zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme nuk është i njëjti projekt. Gjithë kohës publikohet për të krijuar dicka që është tërësisht e neveritshme, po ta shohësh nga këndvështrimi I dikujt jashtë dhe të projektosh këtë imazh të Shqipërisë ku ishujt i shiten oligarkëve cfarë është kjo? Nëse është e vërtetë është e nevertishme, po a është e vërtetë? Kjo është pyetja ime
Marrëveshja është private, shprehja e interesit është e pranishme, kjo ndodh në një vend demokratik. Nuk njoh vend ku qeveria është proakvite dhe iu thotë privatëve mos guxoni të lidhni marrëveshje. E dija një vend, e luftova kundër dhe falë Zotit fituam.
Gardhi, cdo privat në këtë vend ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur një gardh privat në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve? Cfarë do të thotë kjo? Kur ka një process të tillë, kur ka një marrëdhënie e dhënie për një projekt, kemi protokolle për të thënë se ky vend funksionin si vend europian. Investuesve iu janë thënë shumë gjëra, për parametrat, dendisë, etj që lidhen me natyrën, cfarë do të thotë kjo? Si ta gjejë dikush mënyrën që ta bëjë të vërtetën të shihet e dëgjohet. Hoqa dorë se e pashë që nuk kishte të bënte më me mjedisin. Iu thash kush është I interesuar të flasim për këtë është i mirëpritur këtu. Jam këtu për të treguar, fakte letra, rrugën e ndjekur, cdo gjë lidhur me ligjin për mjedisin. Këtë informacion krejt të pavërtetë."-u shpreh Rama ndër të tjera.
Lini një Përgjigje