Me firmë të Sali Berishës dhe ka Flamur Nokës, Partia Demokratike ka nxjerrë udhëzimet për procesin zgjedhor dhe organizativ të partisë.
Procesi i zgjedhjeve në PD sipas udhëzimeve të Kryesisë, duhet të jetë i rregullt, transparent.
“Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve.
Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike.”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë më 23 maj, anëtarësia është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri.
I vetmi kandidat që dihet është vetë Sali Berisha, i cili e ka deklaruar shumë më herët që nuk do të heqë dorë nga drejtimi i partisë, të cilën e rimori në 2022-shin.
Ervin Salianji shihej si një nga figurat e vetme që mund të shpallte kandidaturën përballë Sali Berishës, por me listat e reja të anëtarësisë, ai është përjashtuar nga Partisë Demokratike përfundimisht.
Ndërkohë, Berisha e përdori mbledhjen e Kryesisë për të sulmuar shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.
“Ky zotëri, përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD në procesin e integrimit, e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Gënjeshtra e dytë është, se axhenda jonë është MAGA. Por, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje