Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, duke vendosur theksin te nevoja për hapje dhe përfshirje më të gjerë brenda partisë.
Reagimi i tij vjen pas mbledhjes së Asamblesë së PS në Njësinë 5, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, si dhe pas takimit të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, ku u raportuan tensione dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
Braçe e cilëson mbledhjen e Asamblesë si “të mirë” dhe “të qetë”, por mesazhi i tij fokusohet te drejtimi që duhet të marrë partia në vijim. Ai thekson se forcimi i PS nuk lidhet me strukturat ekzistuese, por me hapjen ndaj individëve dhe ideve të reja.
“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej”, shkruan Braçe.
Në të njëjtën linjë, ai shton se “karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, një formulim që lexohet si kritikë indirekte ndaj fokusit te postet dhe kontrolli brenda partisë.
Deklarata e tij merr peshë në kontekstin e zhvillimeve të fundit në PS, ku mbledhja e grupit parlamentar u shoqërua me tensione dhe përplasje të hapura. Në këtë klimë, mesazhi i Braçes shihet si një sinjal për nevojën e ndryshimit të mënyrës së funksionimit të partisë dhe rihapjes së debatit të brendshëm.
Reagimi i deputetit vjen në një moment kur zërat kritikë brenda PS po bëhen më të dukshëm dhe përplasjet nuk po mbeten më vetëm në prapaskenë.
Ti je frikacak dhe sinonimi më i mirë për shprehjen: larg o zot nga bytha ime! Merresh me kazanët e plehrave dhe si parkohen makinat. Po kurajo të flasësh për vdekjen totale të debatit politik brenda strukturave drejtuese të PS, nuk ke.