Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka vendosur të regjistrojë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës Partinë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashës.
Sipas Celibashit, Basha plotëson të gjithë kërkesat e ligjit.
Kujtojmë që partitë politike kanë afat deri më datë 8 shtator për të regjistruar kandidatët e tyre, e këtë gjë PD-ja e Bashës nuk e ka bërë ende, pasi nuk e ka një të tillë.
Basha është shprehur se do ta lërë në dorë të Degës së Partisë Demokratike në Kukës, ndërsa përflitet se kandidat do të jetë Arif Rexhmati.
Opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij.
Lini një Përgjigje