TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2023, 10:45

Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e ODIHR nis “vëzhgimin”, i shkon në zyrë Metës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e ODIHR nis “vëzhgimin”, i shkon
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë së Lirisë.

Glover do të zhvillojë një takim me kreun e kësaj force politike, Ilir Metën, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj.

Gjithashtu në mesditë është parashikuar të ketë takime  edhe me përfaqësues të “Foltores”, por pjesa që nuk dihet është nëse Glover do shkojë personalisht apo do jetë ndonjë përfaqësues tjetër nga delegacioni i OSBE-ODIHR.

Sakaq, Glover pak ditë më parë është shprehur se do të zhvillojë takime me të gjithë aktorët që marrin pjesë në zgjedhje.

Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet.Kjo është hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor.

Ajo drejtoi misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, u rikthye sërish në vitin 2009, më pas në zgjedhjet e 2015 dhe në vitin 2019 dhe tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.

audrey glover meta 14 maji

Lini një Përgjigje