
Task Force e ngritur nga SPAK për të luftuar korrupsionin zgjedhor ka zënë vend në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Megjithëse në opinionin publik në Shqipëri kjo Task Force është konsideruar një dështim pasi nuk arriti të parandalojë shumë nga ndërhyrjet, në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore.
Sipas OSBE, SPAK luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit elektoral.
“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor, ndërsa mekanizmi i ri i koordinimit midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme u pa si një mjet që mund të ketë efekt parandalues”, thuhet në raport.
Lini një Përgjigje