
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 majit, ku një vend kanë gjetur edhe epitetet e shkëmbyera mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, gjatë fushatës.
E ndërsa gjatë fushatës munguan debatet ballë për ballë, kjo nuk mund të thuhet për ato në distancë, ku si Rama ashtu edhe Berisha, i vendosën epitete njëri-tjetrit.
Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. Po ashtu, në raport nënvizohen edhe epitetet me të cilat Rama iu drejtua Berishës, si "buf kënetë", ndërsa Berisha e cilësoi Ramën si “Antikrisht”.
“Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”.
Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”.
Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat.
Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje”, thuhet në raport.
Lini një Përgjigje