
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit, e cila i kaloi PD-në Sali Berishës.
Në një postim në rrjete sociale, Basha ka paralajmëruar se vendimin e Apelit do ta çojë në Gjykatën e Lartë.
"Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.
Lini një Përgjigje