TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 15:49

Vota e diasporës/ Shpërndahen mbi 70 mijë fletë votimi, numrin më të lartë të dërgesave e mban Italia

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës/ Shpërndahen mbi 70 mijë fletë votimi,

Ka nisur shpërndarja e parë e fletëve të votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Deri në orën 15:00 u dërguan 70.362 zarfe drejt diasporës shqiptare, të cilat përfshijnë fletët e votimit për qarqet Durrës, Dibër, Kukës dhe Berat.

Sipas të dhënave zyrtare, 11 persona konfirmuan marrjen e zarfeve në adresat e tyre, ndërkohë që procesi i dërgimit vijon.

Numrin më të lartë të dërgesave e mban Italia me 30.688 zarfe, më pas vjen Greqia me 20.728, Gjermania me 7.008, Mbretëria e Bashkuar me 4,383 zarfe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2.963 zarfe të dërguara.

Për vendet e Europës, fletët e votimit pritet të mbërrijnë deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera, afati maksimal i mbërritjes është data 25 prill.

Dorëzimi do të bëhet vetëm personalisht nga postieri, i cili do të kryejë deri në tri tentativa për të kontaktuar votuesin. Nëse nuk arrihet kontakti, zarfi do të lihet në kutinë postare më të afërt.

Votat e diasporës që mbërrijnë në Shqipëri pas orës 19:00 të datës 11 maj do të konsiderohen të pavlefshme.

Lini një Përgjigje