TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 16:47

Çfarë po "gatuhet" në SPAK për Berishën? Vizita e agjentëve të BKH në SHBA tremb “non gratën", sulmon ashpër FBI-në shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po "gatuhet" në SPAK për Berishën?
Sali Berisha dhe Aida Hajnaj

Pak ditë pasi 32 hetues të BKH erdhën nga SHBA, ku u trajnuan nga FBI dhe DEA, Sali Berisha ka shpërthyer në sulme e akuza të forta. Ai ka shënjestruar Byronë e Hetimit dhe drejtuesen e saj.  

Vizita e agjentëve të BKH në SHBA ka alarmuar Berishën. 32 hetues të Byrosë së Hetimit dhe 2 prokurorë qëndruan disa ditë te DEA, FBI dhe organe të tjera ku morën direktiva dhe u trajnuan në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por kjo duket se ka alarmuar Berishën.

Deri më tani shënjestër e tij ishte Altin Dumani dhe prokurorët, mirëpo sot ai ka drejtuar gishtin te Byroja Kombëtare e Hetimit. BKH u ngrit me bekimin e amerikanëve dhe funksionon si FBI-ja. Janë agjentët e BKH ata që bëjnë përgjime, kontrollojnë transfertat bankare, bëjnë bilancet e pasurive, etj. Me pak fjalë, janë ata që qepin dosjen dhe ja kalojnë prokurorit.

Berisha sot pati një takim me drejtuesit politikë në qarqe dhe sulmoi frontalisht këtë organ, bashkë me drejtuesen Aida Hajnaj. Përveç kontestimeve që kur Hajnaj u zgjodh drejtuese, Berisha dhe opozita nuk e kanë sulmuar BKH. Por Berisha sot ndryshoi kurs. Ai akuzoi Aida Hajnën dhe oficerët se dosjet i dërgojnë më parë te zyra e Edi Ramës. Si duket, vizita e tyre në SHBA ka frikësuar Saliun.

Dje më thoshte një qytetar. Është kjo BKH-ja. Po a e dini se çfarë ndodh aty? Aty ndodh vetëm ajo që ndodhte në seksionet e Sigurimit të Shtetit. Aty ajo drejtoresha, që qenka konfidente e Edi Ramës, heq kapitujt, heq fashikuj, vë fashikuj. Dhe çfarë ka problematikë që ka lidhje me biznesmenë, politikanë që nuk janë socialistë, ja dërgon Edi Ramës. Absolutisht. Nga njerëz të cilët e njohin shumë mirë. OPGJ çekista. Disa prej tyre se nuk them të gjithë. Të cilët nuk i çojnë në fillim në SPAK, por i çojë te Agaçio në Kryeministri dhe aty përzgjidhen e bëhen si do Edi Rama”, tha ai.

Por pse ky sulm i Berishës? Çne “non grata” goditi për herë të parë BKH? Dyshimet janë se SPAK dhe BKH janë duke kopsitur disa dosje për familjen Berisha. Kompleksi Partizani, afera e CEZ dhe Gërdeci janë 3 dosje nën hetim dhe janë marrë në pyetje si dhëndri i tij ashtu dhe djali. Pra po jepen sinjale nga Berisha se rrethi po ngushtohet. /Pamfleti

 

berisha hajnaj

Lini një Përgjigje