Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se protesta e opozitës do të vazhdojë pavarësisht bllokimit të marshimit nga Policia e Shtetit.
Gjatë fjalës së tij, Noka tha se qytetarët nuk do të tërhiqen dhe se skenarët për të penguar tubimin kanë dështuar. Ai e cilësoi protestën si paqësore dhe theksoi se Tirana u përket qytetarëve.
“Protesta paqësore vazhdon. Pavarësisht Narko-Proda urdhëroi që të bllokohet marshimi, asgjë nuk e ndal. Çdo skenar që ata kishin u ka dështuar. Kryengritja është në mënyrë paqësore dhe askush nuk ua shpëton dot lëkurën. As narko-proda dhe as banda e tij në Policinë e Shtetit. Ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve dhe barbarëve të pushtetit. Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarë”, tha Flamur Noka.
Ende nuk ka një konfirmim nëse protestuesit do të ndalojnë edhe pranë selisë së Partisë Socialiste.
Organizatorët e protestës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Tubimi vijon nën monitorimin e forcave të policisë.
NOCKA