TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2025, 18:26

Vijojnë telashet me drejtësinë për Olta Xhaçkën, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e denoncimit të Belerit

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë telashet me drejtësinë për Olta Xhaçkën,

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e shpëtoi mandatin e deputetes nëpërmjet forcës së kartonëve në Kuvend nga mazhoranca socialiste, nuk i ka mbyllur akoma telashet me drejtësinë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Siç raporton gazetarja Klodiana LalIsh-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash.

Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste.

Goro u akuzua nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e dy sipërfaqeve tokë-shtet në Himarë në pronësi të privatëve dhe në finale u kalua në favor të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste.

Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.

Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit e tashmë në Gjykatën e Lartë. Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të vbërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete. 

Lini një Përgjigje