
Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka folur lidhur me rizgjedhjen si kryetar i grupit të PD. Ai tha se propozimi i Berishës u mbështet nga kolegët e tjerë ndërsa përgjigjet edhe për zërat kritikë ndaj tij në parti.
“Unë isha kryetar në detyrë i PD, e kam drejtuar gjatë legjislaturës së shkuar, se propozimet janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të partisë. Kryetari ka bërë propozimet dhe kolegët kanë mbështetur me votë propozimet”, tha Berisha për “A2 CNN”.
I pyetur nëse ka diçka në raporte personale që e nxiti të shprehej hapur kundër Bujar Leskajt si kryetar grupi të PD-së, Bardhi e mohoi një gjë të tillë teksa tha se ka një raport normal me të.
“Një raport normal mes kolegësh Leskaj ka shprehur mendimin e tij që nuk është dakord që Bardhi të jetë kryetar i grupit. Mund të ketë pasur në mendje dikë tjetër. Kjo është një çështje që duhet të pyesni zotin Leskaj. Por nuk ka pasur kurrë asgjë”, u shpreh ai.
Bardhi shtoi se takohet çdo ditë me Berishën dhe thekson gjithashtu se në Partinë Demokratike nuk ka censurë. Sipas tij, çdokush mund të shprehë hapur mendimin e tij.
“Me Berishën jam në kontakt e takime përditë. Diskutimet janë të lira siç janë mes dy bashkëpunëtorëve, mund të ndajmë mendime të ndryshme, rrahim se kush është zgjidhja apo mendimi më i mirë dhe ndjehemi të lirë të themi hapur mendimin tonë në grupin parlamentar. Nuk ka censurë në PD secili është i lirë të thotë mendimin e tij në forumet”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje