TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 17:02

Berisha qoka Metës e Mediut, Mesila Doda vendos të dalë deputete e pavarur

Shkruar nga Pamfleti

Berisha qoka Metës e Mediut, Mesila Doda vendos të dalë deputete

Mesila Doda do të ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

E zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit përmes listës së mbyllur të PDIU-së në qarkun e Tiranës, Doda nuk do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i saj vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e aleatëve të Rithemelimit kanë krijuar grupe parlamentare me deputetë të marrë nga listat e PD-së. Në rastin e Dodës, burime pranë PDIU-së konfirmojnë se ajo do të veprojë si një deputete e pavarur, pa u integruar në këto struktura të reja parlamentare.

 

Lini një Përgjigje