TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 13:09

U përplasën me Ramën në Kuvend, përjashtohet me 30 ditë nga seancat Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Shkruar nga Pamfleti
U përplasën me Ramën në Kuvend, përjashtohet me 30
Agron Shehajt dhe Erald Kapri përjashtohen nga Kuvendi

Komisioni i Etikës në Parlament ka përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetin e kësaj force politike, Erald Kapri.

Dy deputetët janë përjashtuar pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama në parlament, me arsyetimin se  penguan punimet e seancës plenare.

Në seancën e së enjtes Kapri dhe Shehaj, debatuan me kryeministrin Edi Rama, ku deputeti Erald Kapri i grisi Ramës edhe fletën me titullin e kryeministrit.

Për disa minuta dy ligjvënësit mbajtën të bllokuar foltoren dhe shkëmbyen replika.

Më herët Shehaj u përjashtua me 30 ditë të tjera edhe për ofendimin ndaj ministrin e Financave, Petrit Malaj.

 

agron shehaj rama

1 Komente

  1. L
    Lira

    Hajde hajdeee...

    Lini një Përgjigje