TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 11:27

U përjashtua nga Kuvendi, Basha: Rama shkaku i të këqijave në Parlament, duan të shkatërrojnë komisionin

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga Kuvendi, Basha: Rama shkaku i të këqijave

Pas përjashtimit nga seanca për shkak të bllokimit të foltores, Lulzim Basha është larguar nga salla.

Gjatë fjalës së tij para Kuvendit, Basha u shpreh se në vend që të kalohen ligje në dobi të qytetarëve, në Kuvend kalohen ligje në dobi të oligarkëve.

Ai shtoi se PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore, ndaj ka kërkuar lista të hapura.

“Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, tha Basha.

Lini një Përgjigje